Kjo është shqiptarja e vetme e zgjedhur në Kantonin e Cyrihut
Sot janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut. Qëndresa Sadriu-Hoxha është rizgjedhur në parlament
Sot (e diel) janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut.
Në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 17 kandidatë me rrënjë shqiptare, kryesisht nga SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale).
Në mandatin e mëparshëm ishte zgjedhur deputete Qëndresa Sadriu-Hoxha, si e para shqiptare në këtë post. Ajo ka kandiduar sërish dhe është zgjedhur sërish, duke qenë sërish e vetmja shqiptare fituese.
Pas zgjedhjeve, Qëndresa ka folur ekskluzivisht për albinfo.ch. “Jam e kënaqur me rezultatin në të gjithë kantonin, të partisë sime. Jam dhe më shumë e lumtur për rezultatin tim të qëndrueshëm dhe për katër vite të tjera në Parlament.
Dëshiroj të falënderoj votuesit dhe të gjithë për mbështetjen e madhe – pa ta puna ime nuk do të ishte e mundur!”, ka thënë ajo.