Kjo është shuma që Dortmundi e kërkon për Haalandin

11 korrik 2021 | 16:34

Thomas Tuchel është i qartë: ai kërkon një sulmues te kampionët e Evropës dhe dëshira është një emër i njohur dhe që garanton gola.

Me siguri të gjithë bien dakord që Erling Haaland i plotëson këto kërkesa.

<span;>Chelsea e ka bërë lëvizjen e parë, por për momentin sulmuesi norvegjez duket i paarritshëm. Kërkesa e Borussia Dortmund është e lartë dhe londinezët normalisht janë stepur.

Verdhezinjtë duan 175 milionë euro për kartonin e Haaland.

Këtë verë Dortmund mund ta mbajë në skuadër, por verën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, për shkak se në kontratën e tij aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milionë euro. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku është shfaqur në publik për herë të parë…