Kjo është shuma që e kërkon Empoli për Bajramin   

06 janar 2022 | 13:03

Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin e preferuar të disa skuadrave në Seria A.

Paraqitjet e tij me skuadrën e Empolit kanë rënë në sytë e drejtuesve të skuadrave italiane, të cilat kanë shprehur hapur edhe pëlqimin që kanë për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sassuolo dhe Cagliari janë dy nga ekipet të cilat kërkojnë të përfitojnë shërbimet e Bajramit, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një Empoli që kërkon të mos lëshojë një nga xhevahirët e skuadrës. Përballë këtyre kërkesave për 22-vjeçarin, Empoli ka menduar t’i vendos çmim Bajramit, teksa e vlerëson këtë të fundit me shifrën 12 milionë euro, shifër kjo jo e vogël për ekipe si Sassuolo dhe Cagliari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar…