Kjo është shuma që Fury dhuroi për bamirësi

03 dhjetor 2018 | 17:21

Pas betejave me depresionin, keqtrajtimin, alkoolin dhe drogën, Tyson Fury për pak sa nuk kompletoi një rikthim sensacional në boksin profesional në përballjen me Wilder, por në raundin e fundit ai u rrëzua – çka bëri që ndeshja të përfundonte barazim mes shumë kontestimeve.

Por, pavarësisht se nuk mori një fitore në ring, ai pa dyshim mund të konsiderohet se ka dalë nga lufta si një fitues në çdo kuptim tjetër. Pasi kishte probleme serioze me jetën në të kaluarën, Fury tani është duke synuar t’i ndihmoj të tjerët të kapërcejnë betejat e tyre.

Gypsy King’ pritet të marrë rreth 8 milionë funte (10 milionë dollarë) nga përplasja e tij dramatike me Wilder, por ai thuhet se ka ndërmend t’i shpenzojë të gjitha për t’i ndihmuar të varfërit dhe të pastrehët.

Sipas “Mirror”, ai ka thënë: “Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët. Unë nuk kam pse t’i përdori, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Jam një boksier, jo një biznesmen dhe unë ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër – do vdes në fund të të gjithave. Ju nuk mund të merrni me vete asgjë, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar të…