
Kjo është shuma që kërkon Barça për Griezmannin
22 mars 2020
| 17:16
Barcelona ka vendosur që ta vë në shitje e Antoine Griezmann vetëm një vit pas blerjes së tij nga Atletico Madridi, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”.
Raportohet se Barcelona do ta pranonte shitjen e Griezmannit nëse vjen ndonjë ofertë prej 100 milionë eurosh.
Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë përmendur si klube të interesuara për ish-yllin e Atletico Madridit. Griezmann ka realizuar 14 gola dhe 4 asistime këtë edicion për Barcelonën.