Kjo është shuma që Lazio kërkon për Muriqin

07 qershor 2022 | 10:44

Negociatat mes Lazios dhe Mallorcas për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Vedat Muriqit janë në ngërç.

Sipas gazetës sportive Corriere dello Sport , klubi italian nuk do të ishte i gatshëm të ulej dhe të bisedonte për më pak se 11 milionë euro, ndërsa skuadra e Mallorcas do të ishte e gatshme të negocionte vetëm nën 10 milionë euro.

Kujtojmë se Mallorca kishte një opsion blerjeje për sulmuesin me vlerë 12 milionë euro dhe ra dakord gjatë muajit janar, një shifër që nuk ka mundur ta paguajë.

Rasti  Muriqit  duket se do të bëhet telenovela e madhe e verës në  merkaton e  Mallorcas.

Kërkimi i një formule për  ta bërë nënshkrimin më të lirë dhe për të bindur bordin e kryesuar nga Claudio Lotito nuk është e lehtë.

Lazio është një nga klubet kryesore në Itali dhe nuk ka nevojë urgjente për financa.

Mirëpo, ata janë të vetëdijshëm se performanca e sulmuesit kosovar në Ligën spanjolle i ka shërbyer rivlerësimit të tij, ndaj nuk do ta dhurojnë atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…