Kjo është shuma që PSG-ja do të paguajë për Koulibalyn
05 prill 2020
| 19:10
Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini është pajtuar të paguajë 75 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, njofton “Mundo Deportivo”.
Për reprezentuesin e Senegalit po interesohet edhe Barcelona, mirëpo Parisi është përpara në garë për transferimin e tij. Krerët e Parisit kanë vepruar shpejt për të gjetur një zëvendësues për brazilianin Thiago Silva, që do të largohet në fund të stinorit.
Napoli ka kërkuar 80 milionë euro për Koulibalyn, e Parisi fillimisht ka ofruar 70 milionë euro. Por, raportohet se klubet më në fund janë pajtuar te 75 milionë euro. Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023.