Kjo është shuma që Roma e kërkon për Kumbullën

01 gusht 2022 | 14:59

Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror. Qendërmbrojtësi shqiptar ka dy vite që është pjesë e Romës, por në asnjë moment nuk ka arritur të bëhet pjesë e formacionit bazë.

E ardhmja e tij megjithatë pritet të jetë në Serie A, ku Fiorentina dhe Torino janë duke kërkuar me ngulm transferimin e tij. Roma është gati ta shes yllin shqiptar dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit. Kryeqytetasit italianë investuan 29 milionë euro për shqiptarin dhe vështirë se mund ta fitojnë shumën e njëjtë. Megjithatë Roma është gati ta shes Kumbullën nëse vije një ofertë prej 15 milionë euro.

Nëse arrin një mbrojtës këtë verë te Roma, atëherë “Giallorosët” janë gati ta japin edhe huazim Kumbullën në mënyrë që të luaj më shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se…