Kjo është shuma që skuadrat shqiptare kanë përfituar në kualifikimet e Europa Conference League

16 korrik 2021 | 10:06

Skuadrat kosovare patën paraqitje të mira në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League.

Skuadrat kosovare janë paguar me shuma të ndryshme nga UEFA për pjesëmarrjen e tyre në kualifikimet e Europa Conference League dhe ato të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Skuadrat që kaluan raundin e parë në Europa Conference League jane: Drita, Shkupi, Partizani dhe Laçi, të cilat do të marrin nga 350 mijë euro për arritjen e tyre.

Ndërsa klubet që morën pjesë në raundin e parë si Llapi dhe Teuta morën nga 200 mijë, kjo do të thotë që skuadrat si Drita e Shkupi kanë arkëtuar nga 550 mijë euro deri tani.

Skuadrat Kampione si, Shkëndija dhe Prishtina, të cilat ishin pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, do të marrin më shumë se 1 milion euro dhe një bonus prej 100 mijë eurosh për eliminim nga ky kompeticion dhe do të vazhdojnë në kualifikme të Europa Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Republikës së Kosovës do të pushojnë në ditën…