
Kjo është shumë që Bremeni kërkon për Rashicën
03 dhjetor 2019
| 11:56
Milot Rashica po shkëlqen në fanellën e skuadrës gjermane Werder Bremen, derisa në fundjavë realizoi dy gola për t’ia siguruar Bremenit fitoren.
Forma e mirë e yllit të Kosovës ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij, kurse sipas “Bild”, Werder Bremen kërkon 50 milionë euro për të hequr dorë nga ylli i saj. Ish-lojtari i Vushtrrisë ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.
/Epoka e re/