Kjo është situata në Deçan pas reshjeve të mëdha të shiut
Pas reshjeve të shiut që po vazhdojnë edhe sot në komunën e Deçanit, ka pasur rritje të ujërave në qytet dhe nëpër fshatra dhe ndërprerje të rrymës elektrike.
Ramosaj përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka bërë me dije se komuna e Deçanit ka formuar shtabin e emergjencave.
Postimi i plotë i Ramosajt:
Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas reshjeve atmosferike të vazhdueshme mbrëmë dhe që janë duke vazhduar edhe sot, dhe erërave të forta, kemi pasur rritje të ujërave në qytet dhe nëpër fshatra dhe ndërprerje të rrymës Elektrike, rritja e ujërave ka penguar qarkullimin e udhëtarëve dhe rrezikuar biznesët dhe ekonomitë familjare.
Unë kam pranuar shqetësimet e juaja dhe së bashku me të gjitha mekanizmat përkatëse Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shërbimin e Zjarrëfiksëve, Policinë e Kosovës, Kompanin “Higjena”, dhe institucionet tjera, kemi mbajtur sot takim në ora 13:00, kemi krijuar shtabin e emergjencave dhe i kemi marrë të gjitha masat dhe jemi duke u munduar të kontrollojmë dhe të përmirësojmë këtë situatë të krijuar.
Sinqerisht,
Kryetari i Komunës së Deçanit
Bashkim Ramosaj