Kjo është skuadra e re e Muriqit
06 korrik 2022
| 14:23
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi duket se do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra belge, Club Brugge KV.
Kështu ka raportuar të mërkurën gazetari italian, Ginaluca Di Marzio. Sipas Di Marzios, Brugge do të paguajë 10.5 milionë euro për shërbimet e Muriqit, ndërsa ai do të përfitojë rreth 2 milionë euro në vit. Lajmin e Di Marzios e ka konfirmuar edhe gazetari kosovar, Arlind Sadiku. Sipas Sadikut nënshkrimi i Muriqit me Brugge është punë e kryer.