Kjo është statuja bombë që i mori jetën blogerit pro-luftë në Shën Petersburg, ia dha një vajzë si dhuratë I VIDEO
Një statujë bombë i mori jetën një blogeri influencial pro-luftës në Ukrainë si dhe la të plagosur 25 persona të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një kafe në Shën Petersburg.
Viktima, Maksim Fomin, i njohur edhe si Vladlen Tatarsky, ishte duke mbajtur një fjalim në kafene, teksa mori si dhuratë një statujë me pamjen e tij. Vetëm pak çaste më pas, statuja që dyshohet se ishte e telekomanduar do të shpërthente duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas autoriteteve ruse, dhurata iu dha nga një grua që tha se ishte skulptore dhe quhej Nastya. Policia ka deklaruar se ka arriur ta arrestojë të dyshuarën.
Inteligjenca amerikane tha se vrajsa ishte porositur nga shërbime të qeverisë ukrainase, megjithëse këta të fundit e mohuan përfshirjen.
Vrasja e Tatarsky është më e larta në radhët e përkrahësve të Vladimir Putin që pas ekzekutimit të Daria Dugina, vajza një ultranacionalisti mbështetës i Putin.
Edhe Tatarsky raportohet se ishte pjesë e një grupimi të blogerave ekstremë, por që gjithashtu kritikonte mangësitë në organizimin e ushtrisë ruse.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, sugjeroi se sulmi ishte një shenjë e çarjeve të brendshme në shoqërinë ruse.
Në video, pak sekonda para shpërthimit ai dëgjohet teksa i thotë vajzës që i dha bustin, Nastya (emri i vërtetë i së cilës është Daria Trepova) që të ulet pranë tij. “Jam më i bukur këtu sesa në të vërtetë”, thotë ai duke parë bustin.
Por ajo përgjigjet duke thënë “jam e turpshme”, dhe shkon ulet disa karige më larg, pranë dritares.
“Jam më i bukur këtu sesa në të vërtetë”, thotë ai duke parë bustin.
‼️ The moment when Vladlen Tatarsky receives the "Golden Vladlen" bust
In the video you can hear the propagandist calling the girl to sit next to him, calling her Nastya (that's the name Daria Trepova introduced herself), and inviting her to sit next to him.
"I'm shy," the girl… pic.twitter.com/JM7tETT9O3
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023