Kjo është studentja e AUK’ut për të cilën Abazi kritikoi Bislimin
02 prill 2024
| 23:11
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, tash deputet i pavarur, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se, siç u shpreh ai, “po merr fëmijë” në negociata me Serbinë. Në kritikat e tij ka përmendur se si Bislimi ka marrë studentë nga AUK’u për t’u përballur në dialog me shtetin fqinj. Një nga ish-studentet e Bislimit është Agnesa Jashari, tashmë këshilltare politike e tij, shkruan Insajderi.
Abazi tha në një intervistë për Tëvë1 se, ekipi i Bislimit që ka negociuar me Serbinë në Bruksel është i përbërë me studentë të tij nga AUK’u.