Kjo është thjesht çmenduri: Yjet e Anglisë e mbajnë topin në ajër në distanca të gjata (Video)
‘Tre Luanët’ përfunduan në vendin e parë në Grupin D, dhe ishin të pamposhtur në tri takimet e grupit, duke mos pranuar asnjë gol në proces, transmeton Periskopi.
Nga ajo periudhë, ata vetëm sa kanë shkuar duke u përmirësuar.
Skuadra e Gareth Southgates mposhti Gjermaninë në ‘ëembley’ në fazën e elemimit direkt me rezultat 2-0., transmeton Periskopi.
Anglia pastaj e pasoi këtë rezultat me një fitore 4-0 kundër Ukrainës, të shtunën mbrëma.
Anglezët tash po përgatiten për gjysmëfinalen kundër Danimarkës, të mërkurën.
Para ndeshjes, llogaria zyrtare e Anglisë në Tëitter ka postuar një video të jashtëzakonshme të Jack Grealishit, Phil Fodenit dhe Ben Chilëellit në stërvitje.
Të tre futbollistët treguan teknikë të jashtëzakonshme, derisa arritën ta mbajën topin në ajër pas pasimeve nga distanca tejet të largëta.
Shikoni videon më poshtë.Periskopi
The technique 👌@JackGrealish @BenChilwell
🔗
@PhilFoden pic.twitter.com/z3bnjInNBn— England (@England) July 5, 2021