
Kjo është tifozja çeke e Juventusit (Foto)
02 qershor 2019
| 14:44
Pasi ka marrë famë në botën e garave me motorë, modeluesja çeke që jeton në Barcelonë, Eva Padlock, nuk ka shumë që është futur në botën e “Instagram”-it.
Modeluesja ka marrë vëmendje edhe në Itali, pasi disa prej fotove i ka me bluzën e Juventusit. Ajo ka thënë se është ndjekëse e skuadrës italiane për shkak të të dashurit, një tifoz i çmendur i Juventusit.
Tashmë që ka hyrë në “Instagram”, vëmendja nuk i ka munguar aspak. Në fare pak kohë ka mbledhur mbi 1.2 milion ndjekës.