Kjo është transgjinorja e parë në historinë e ShBA-së që votohet për senatore

04 nëntor 2020 | 08:06

Tridhjetëvjeçarja Sarah McBride u bë të mërkurën e para transgjinore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fiton një vend në senat.

McBride, përfaqësuese e demokratëve, fitoi një vend në senatin e shtetit të Delawere.

“Mendoj se rezultati i sotëm tregon qartë atë që e kam ditur gjithmonë, që qytetarët e distriktit tim janë me mendje të hapur dhe shohin idetë e kandidatëve, jo identitetin e tyre” u shpreh McBride pas rezultatit të zgjedhjeve.

McBride që prej vitit 2012 është përfshirë në politikë për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut. Ajo njihet për faktin se ka advokuar për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që të luftohen paragjykimet, diskriminimi dhe dhuna në lidhje me identitetin gjinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca të shumta policore, nga njësia e EULEX-it, në mëngjesin…