Kjo është ura më e gjatë në rajon!
23 shkurt 2018
| 21:39
Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës Pal Lekaj, ne profilin e tij në “facebook” ka thurur lavdata për punët që po bëhen në Autostraden “Arbën Xhaferi” nga kompania ndërtuese Bectel&Enka.
Ai ka postuar edhe foto të pjesës më delikate, ku po punohet, e me ç’rast për të lidhur Kaçanikun me Hanin e Elezit, është duke u ndertuar e gjithë hapësira, në urë e cila ka gjatësinë prej 7 kilometrash.
Ja postimi i tij:
Nuk ka fjalë por vepra…!
Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj.
Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar.
Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B&E.