Kjo është ura më e gjatë në botë (Foto)
Një urë 20 miliardë dollarëshe që lidh Hong Kongun, Makaon dhe qytetin e Kinës kontinentale, Zhuhai, do të hapet përfundimisht këtë javë, duke u bërë ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit.
Ura është ndërtuar për nëntë vjet.
Ceremonia e inaugurimit do të bëhet të martën, ndërsa për publikun do të hapet një ditë më pas.
Ura është e gjatë 55 kilometra dhe duhej të ishte vënë në funksionim në 2016-ën, por ka pasur vonesa.
Ky është një nga projektet kryesore të strategjisë Zona e Madhe e Gjireve, që përfshin 56 mijë e 500 kilometra katrorë në Kinën jugore dhe që përfshin 11 qytete, mes të cilave Hong Kongu dhe Makao.
Autoritetet kineze kanë thënë se ura do të shkurtojnë kohën e udhëtimit mes qyteteve nga tre në 30 minuta dhe do tu ofrojë banorëve dhe turistëve, lëvizje më të shpejtë dhe të thjeshtë në këtë zonë. (TCh)