Kjo është vlera e Mirlind Dakut
Mirlind Daku është emri i sulmuesit që po përflitet shumë në mediet e Shqipërisë dhe Kosovës për një kalim të mundshëm nga ekipi ‘dardan’ te ai kuqezi.
Ende nuk dihet saktë, por duket se ish-lojtari i Ballkanit dhe shumë skuadrave tjera në Superligën e Kosovës në të ardhmen e afërt do ta bartë fanellën e Shqipërisë.
25-vjeçari luan në Slloveni te skuadra e NS Mura dhe gjatë këtij sezoni ai ka statistika fantastike, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë një asistim. Vlera e tij momentale sipas sajtit të njohur “Transfermarkt”, shkon deri në 800 mijë euro. Por, përditësimi është afër dhe vlera e tij mund të shkojë deri në 1.5 milionë euro. Kujtojmë që Daku ka bërë pesë paraqitje me ekipin e Kosovës, por ato ishin vetëm ndeshje miqësore dhe ka të drejtën të bëjë lëvizje te Shqipëria.