Kjo është zëdhënësja e re e PSD-së
03 shtator 2018
| 11:50
Kryesia e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka emëruar Natyra Kuçin për zyrtare për komunikim.
E lindur më 1992, Natyra Kuçi ka kryer studimet pasdiplomike në fushën e Menaxhmentit të Përgjithshëm.
Me përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun, Natyra Kuçi është Asambliste nga radhët e Partisë Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Deçanit.