Kjo është zgjidhja që Amerika ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Ujmanin
Departmaneti amerikan për Energji ka dalë me raportin final të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Atë, njofton ambasada amerikane, ia kanë dorëzuar Qeverisë së Albin Kurtit.
Raporti përmban katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit.
Në këtë raport, amerikanët kanë propozuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë.
“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.
Traktaki i lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit.
“Traktati ka lehtësuar përfitime shtesë si ujitja, përdorimi i ujit për nevoja lokale, përdorimi industrial, lundrimi dhe rekreacioni”, thuhet në ueb faqen e DASH-it./Express/