Kjo familje vendos emblemën e UÇK-së në shtëpi
Familja e Sokol Halil Bajramit nga fshati Molliq i Gjakovës ka vendosur në hyrje të shtëpisë simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar.
Familja e Sokol Halilit i është përgjigjur luftës së UÇK-së dhe ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës për liri.
Për vendosjen e emblemës së UÇK-së në shtëpinë e tyre e ka bërë me dije djali i tyre, Halil Bajrami, ish-ushtar i UÇK-së.
Bajrami ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se më në fund u vendos simboli i krenarisë kombëtare.
Postimi i plotë i Halil Bajramit:
Më në fund u vendos SIMBOLI I KRENARISË KOMBËTARE në ballë të kullës sonë! Aty ku, sapo të vijmë nga një ditë e lodhur nga brenga të ndryshme, reflektimi i këtij simboli, na freskon ndjenjat dhe shpirtin tonë dhe na mbush me plotë energji pozitive!