Kjo foto brenda laboratorit të Wuhan-it shtoi dyshimet se Covid-19 ka shpërthyer nga aty

20 prill 2020 | 09:56

Foto tashmë të fshira, të shkrepura brenda laboratorit të Wuhan-it, ku shkëncëtarët kanë studiuar koronavirusin para se të shpërthente, tregojnë një dëmtim të frigoriferit ku mbaheshin provëzat e patogjenëve vdekjeprurës. Aty mbaheshin rreth 1500 lloje virusesh, përfshirë edhe koronavirusin e lakuriqëve që kaloi te njerëzit duke shkaktuar një pandemi globale. Në foto duket qartë një gominë e shkëputur nga dera e frigoriferit.

Fotoja është publikuar fillimisht nga gazeta China Daily, në vitin 2018 dhe para se të fshihej, u shpërnda sërish muajin e kaluar, duke “i hedhur benzinë zjarrit” për ata që mendojnë se pandemia e ka origjinën nga ai laborator. Tani më shumë se kurrë, këta njerëz janë të bindur se virusi ka dalë nga frigoriferët e dëmtuar.

Këto foto filluan të qarkullojnë sërish online dhe komentet në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmet.

“Edhe frigoriferi i kuzhinës sime është më i sigurt,” –thuhet në një koment.

Sekretari i shtetit të SHBA-ave Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kinës të vërtetojë nëse virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori. Shtetet e Bashkuara, që i jepnin 3.7 milionë dollar çdo vit laboratorit të Wuhan-it për kërkime, tashmë i kanë ndërprerë këto fonde, si pasojë e pandemisë./ Daily Mail dhe Metro

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë kohë, kur e gjithë bota po përballet e…