Kjo ishte surpriza e Kiarës për ditëlindjen e Luizit

12 korrik 2023 | 13:27

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka vendosur që të falenderojë fansat e tij për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar.

Këngëtari shprehet ‘se i kanë ndryshuar jetën’ dhe se ‘dashuria e tyre e bëri që të triumfonte’.

VIDEO

Teksa ka postuar një fotografi me tortën pranë, Luizi bashkëngjitur me të shkruan:

“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që jeni. Faleminderit për gjithçka”.

Surpriza e ditëlindjes ishte organizuar nga Kiara, në një moment vetëm mes të dyve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e larta që mund të mbretërojnë gjatë këtij viti…