Kjo kompani izraelite thuhet se ‘vjedh’ të dhënat e “Apple”, “Google” dhe “Facebook”
Një raport i “Financial Times” përshkruan dyshime se një kompani kibernetike me bazë në Izrael ka përdorur një pajisje që mund të marrë të dhënat nga serverët e “Apple”, “Google”, “Facebook”, “Amazon” dhe produkteve të “Microsoft”.
Sipas raportit, virusi Pegasus, merr jo vetëm të dhënat e ruajtura në pajisje, por edhe çdo informacion të ruajtur në cloud, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes së një përdoruesi, mesazhet e arkivuara dhe fotot.
Kompania në fjalë “NSO” u shpreh se gjithçka është keqkuptuar dhe se kjo kompani nuk ofron llojin e aftësive të grumbullimit dhe qasjes në aplikacionet e telefonit dhe në shërbime ose infrastrukturën e re.
“NSO” thotë se ka një proces shqyrtimi për klientët dhe se informacioni i lëshohet vetëm qeverive përgjegjëse për lehtësimin e terrorizmit apo hetimeve penale.
Në maj, “WhatsApp” ka njoftuar se një gabim në shërbim mund të lejonte që softueri i “NSO Group” të mblidhte dhe shkarkonte të dhëna nga serverët dhe të mund ti monitoronte ato.
Pritet që kompanitë e prekura të konfirmojnë problemet me sigurinë.