Kjo kurë 100-vjeçare ul vdekshmërinë nga koronavirusi
Pandemia Covid-19 sa vjen e po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë. Për këtë arsye shkencëtarët po përpiqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv.
Një studim i ri ka zbuluar se kura e trajtimit 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57 % nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital.
Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.
Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan, ka përfshirë 804 pacientë të moshës 48-70 vjeç, ku pjesa më e madhe ishin burra. Shumica e pacientëve ishin në gjendje kritike për jetën nga Covid-19.
Rreth 13 % e pacientëve që morën plazmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plazmën, humbën jetën 25 %. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57 %. “Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, janë shprehur shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.