![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/C135D38F-179C-4E04-B66E-B41D71227AE9.jpeg)
Kjo moderatore do jetë banorja e parë e “Big Brother Vip”?
05 shtator 2021
| 00:34
Moderatorja e njohur shqiptare Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, kjo lëvizje i habiti të gjithë pasi ishte vendi në të cilin nisi karrierën televizive.
Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euronews”. Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.
Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euroneës”. Ditën e sotme, vetë moderatorja ka zbuluar se është gati për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”.