Kjo ndeshje zhvillohet pa praninë e tifozëve
20 maj 2022
| 15:39
Ndeshja Drita – Ulpiana do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Takimi do të zhvillohet në Gjilan në orën 15:00 dhe klubi gjilanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se nuk do të ketë tifozë të pranishëm.
“Për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kjo ndeshje do të luhet sa për statistika, pasi dy ekipet nuk kanë ndonjë objektiv për ta arritur, pasi Drita e ka siguruar kualifikimin në garat evropiane, kurse Ulpiana tashmë ka rënë nga kategoria.