Kjo opozitë s’mund ta rrëzojë Qeverinë edhe 1000 vjet
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka bërë me dije se opozita nuk ka asnjë shans ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Qeveria aktuale mund të rrëzohet vetëm nëse duan partnerët e koalicionit qeverisës dhe amerikanët.
Deputeti Zeka ka kritikuar edhe iniciativat e partive politike për organizimin e tryezave të përbashkëta, në të cilat synohet të arrihet konsensusi nacional rreth çështjeve të mëdha.
Sipas tij, këto iniciativa janë të kota dhe nëpërmjet tyre nuk do të arrihet asnjë rezultat.
“Këto tryeza do të përdoren si gjethet e fikut për t’i mbuluar problemet reale të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Zeka.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)