Kjo pritet të jetë e ardhmja e Batshuayit
14 janar 2019
| 10:53
Michy Batshuayi që është i huazuar nga Chelsea te Valencia është afër largimit nga kjo skuadër.
25-vjeçari është në bisedime me Monacon në Ligue 1.
Trajneri i Monacos, Tierry Henry ka folur prej ditësh për mundësinë e afrimit të Batshuayit, për të cilin dyert e skuadrës së tij ishin të hapura. Edhe nga “Mestalla” shihet me sy të mirë arritja e një marrëveshjeje me klubin francez, pasi belgu e pati shumë të vështirë për t’u përshtatur në kampionatin spanjoll.