Kjo pritet të jetë skuadra e Rabiotit
Ndeshja e fundit që Adrien Rabiot ka zhvilluar me PSG daton me 5 dhjetori në barazimin 1-1 kundër Strasburgut. Më pas asnjë grumbullim nga Tomas Tuchel, tribunë dhe stërvitje me ekipin e të rinjve.
Mesfushorit i përfundon kontrata me kampionët e Francës në verë dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke sjellë acarimin e klubit dhe marrjen e vendimit “përjashtues”. Barcelona dhe shumë klube të tjera të mëdha interesohen për 23-vjeçarin, por një tjetër klub është futur në garë.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, Tottenhemi është gati të paguajë 23 milionë euro për kartonin e Rabiot. Francezëve u pëlqen oferta dhe janë gati të pranojnë propozimin e anglezëve. Gjithçka mbetet në dorën e lojtarit, i cili është i turbullt dhe nuk po arrin të vendosë për të ardhmen.