Kjo pritet të jetë skuadra e re e Pogbas

01 mars 2022 | 15:19

As Real Madrid dhe as Juventus. Destinacioni i radhës së Paul Pogba do të jetë skuadra e PSG-së. Në Spanjë janë të bindur për këtë lajm, teksa shkruajnë se mesfushori francez ka firmosur një parakontratë me skuadrën parisiene.

Pogbas i përfundon kontrata me Manchester United në qershorin e këtij viti, ndaj dhe është i lirë që të firmosë akord me një skuadër tjetër, pa marrë leje nga Djajtë e Kuq.

Juventusi dhe Real Madrid kanë qenë dy destinacione shumë të përfolura për yllin francez, por mesa duket ai ka vendosur që të luajë në Ligue 1 në sezonin e ardhshëm. PSG nuk kërkon të humbasë asnjë okazion, kur bëhet fjalë për futbollistë të mëdhenj që mbeten pa kontratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftohet se gazsjellësi gjermano-rus Nord Stream II ka shkarkuar të…