“Kjo qeveri ka përdorur hakmarrje kundër kujtdo që nuk kanë qenë me LV-në ose me Listën Guxo”
Gazetari Ridvan Berisha duke reaguar rreth grevës së minatorëve, ai ka thënë se kjo qeveri ristruktrimin, performancën, produktivitetin, reformën, drejtësinë, barazinë dhe punësimin i ka përdorë për hakmarrje, revansh, shantazh e çka tjetër kundër kujtdo që nuk kanë qenë me LV-në ose me Listën Guxo.
Ai thotë se shembulli aktual është Trepça.
Berisha ka theksuar se kjo qeveri mesazhin e merr vetëm me gjuhën e protestave demokratike në rrugë, por ka shtruar pyetjen se kush t’i bëjë këto protesta.
Postimi i plotë i tij:
Motot propaguese:
Ristruktrim, performancë, produktivitet, reformë, drejtësi, barazi, punësim…, kjo qeveri i ka përdorë për hakmarrje, revansh, shantazh e çka tjetër kundër kujtdo që nuk kanë qenë me LVV-në ose me Listën Guxo. Shembulli aktual është Trepça. Shikojeni mizorinë e sjelljes me minatorë! Aty ku kanë pas pushtet, krejt, ama bash krejt struktura në pushtet që prej tre vjetësh, kanë funksionuar me këtë botëkuptim prej tiranistëve të vegjël me formulën: demonizo, propagando, largo nga puna njerëzit dhe bëja gjyqin pastaj me instruksione nga kryelinçuesi Albin Kurti duke e justifikuar s’i normale trashjen e çdo të keqe në qeverisjen e tyre.
Ju mesazhin e merrni vetëm me gjuhën e protestave demokratike, me rrugë!
Pyetja është kush t’i bëjë ato?!