“Kjo qeveri nuk ndalet” – thotë Dimal Basha

31 korrik 2023 | 08:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar sot rreth protestës së thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova. Pas një postimi të gjatë mbrëmë në Facebook, ku tha se kjo protestë veç me liri të shprehjes nuk ka të bëjë, sot ai ka dalë me një tjetër postim.

Sot ai ka shkruar se “kisha pas qef me ditë, kush është duke i sponzorizu pankartat që kanë m’i mbajtë sot gazetarët!”

“Veç kqyrni çka po shkrujnë para se m’i kap n’dorë se nuk o çudi që ju japin pankarta me mbishkrime: “?????? ??????????,” “?????? ???????????…Përndryshe edhe këto mbishkrime mbrohen si liri e shprehjes”, ka shkruar ai.

Ndërsa mbrëmë, Basha ka hedhur konspiracione se ka informacion se është duke iu bërë presion gazetarëve që punojnë në media për të dalë sot në protestë.

“Prandaj, kjo protestë veç me liri t’shprehjes nuk ka të bëj, dhe kam informacione se po iu bëhet presion gazetarëve që punojnë për shtëpi mediale me dal nesër patjetër! E dhimbshme që për një pagë i detyroni gazetarët me dal pa dëshirën e tyre. Kaq për liritë që ju i respektoni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO) dhe ish-kreu i…