Kjo qeveri s’mund të shkojë më larg se në fillim të vjeshtës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti po insiston për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të keqqeverisjes që po i ndodh vendit.
Ai ka thënë se asnjë segment i qeverisjes nuk është duke punuar si duhet dhe, sipas Rugovës, ky koalicion nuk mund t’i zgjidhë problemet madhore.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se kjo qeveri nuk mund të shkojë më larg se në fillim të vjeshtës.
Rugova ka shprehur optimizëm se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda LDK-së duke thënë se rrahjet që e kanë përcjellë këtë proces nuk mund të kenë efekt negativ në elektorat.
Rugova nuk e ka mohuar mundësinë që t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së, por ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje paraprake.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)