‘Kjo qeverisje është bërë e njohur vetëm për skandalet, aferat korruptive dhe kriminalitetin’

17 gusht 2023 | 12:14

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Në RTV Dukagjini, ajo i ka quajtur të papranueshme serinë e skandaleve që pretendon se kanë prekur Qeverinë Kurti.

Ajo ka përmendur edhe deklaratën ku Kurti i quante “naivë” diplomatët ndërkombëtarë.

“Në Kuvend, kam theksuar se kjo qeverisje është bërë e njohur vetëm për skandalet, aferat korruptive dhe kriminalitetin. Çdo ditë shohim se këto skandale po bëhen rutinë e zakonshme. Nuk e kam besuar kurrë se nga ky pushtet, shtetet që kanë njohur Kosovën do t’i kthejnë shpinën vendit tonë. Nuk kam kuptuar se si lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të quajë sekretarin e shtetit ‘naiv’. Nuk kam arritur të kuptoj se si një qeveri nuk ndërmarr asnjë veprim përveç largimit të qytetarëve tanë nga ky vend. Nuk mund ta kuptoj se si ata mund të mbrojnë individët e korruptuar”, ka deklaruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perparim Hajdini B.I shpall të pavleshme çertifikaten e biznesit me…