Kjo shenjë tregon se mund të jeni infektuar me koronavirus

21 mars 2020 | 09:34

Problemi me tretjen si dhe diarreja mund të jenë shenjat e para nga të prekurit me koronavirus. Të dhënat janë publikuar në një studim të botuar në “American Journal of Gastroenterology”.

Thuajse gjysma e pacientëve me koronavirus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me tretjen.

Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5 % e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diarreja, të vjella dhe dhimbje abdominale.

Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7 %, raportuan edhe për probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.

Studiuesit thanë se zbulimet e reja kanë një rol të rëndësishëm pasi mund t’i ndihmojnë specialistët në zbulimin e virusit. Me diagnozën e hershme mjekët mund të lëvizin më shpejt për të karantinuar këta pacientë, duke ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

“Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarreja, mund të jenë një tipar dallues i COVID-19”, përfunduan studiuesit, duke shtuar se ata nuk duhet të “presin që t’i shfaqen simptomat e vështirësive në frymëmarrje për të vepruar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë informoi mbrëmjen e kaluar se edhe gjashtë…