Kjo super vilë duhet të shembet pasi është ndërtuar pa leje
Një kështjellë e ndërtuar në Rivierën Franceze, ku kanë organizuar festa disa nga njerëzit më të pasur dhe më të famshëm në botë, duhet të shembet brenda 18 muajsh. Kjo, pasi një gjykatë vendosi se vila me vlerë 55 mln euro është ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Kështjella Diter është një pronë e bukur me stil toskan, vendosur diku mes Monakos dhe Kanës në jug të Francës.
Pronari pasanik i vilës e ka ndërtuar atë në vitin 2005 në një zonë pyjore të mbrojtur, tha një gjykatë të hënën.
Beteja nisi 14 vjet më parë, pasi fqinjët e pasanikut Patrick Diter vendosën të ngrenë padi.
Prokurori i çështjes tha se ndërtimi ishte “një projekt faraonik, deluzional dhe tërësisht i paligjshëm”.
Biznesmeni francez e lëshonte banesën e tij me qira për 50 mijë euro në ditë. Ai është gjobitur me 400 mijë euro dhe tre muaj burg të pezulluar.
Nëse ai nuk e shemb godinën brenda 18 muajsh, do përballet me gjobë prej 600 eurosh çdo ditë që kalon. Ndoshta ia përballon xhepi ta paguajë shkruan gazeta MAPO/.