Kjo video zbulon shumë për JLo-në
07 maj 2024
| 11:49
Në mesin e yjeve që morën pjesë në “Met Gala” nuk kishte si të mungonte ylli Jennifer Lopez.
Këngëtarja dhe aktorja iu përmbajt stilit të saj për natën më të madhe të modës.
Ajo u shfaq me një fustan mbresëlënës të tejdukshëm i cili ishte i mbushur me diamante dhe perla argjendi.
E dizajnuar nga Daniel Roseberry, fustani ishte i çarë në pjesën e përparme dhe kishte gur që e bënin më të veçantë.
Këtij fustani iu deshën më shumë se 800 orë qëndisje me dorë për t’u krijuar.
JLo e kombinoj dukjen me një gjerdan diamanti, byzylykë diamanti dhe vathë.
Në një video që u bë virale në TikTok shihet se artistja përkundër që kujdeset për vetën ka filluar të plaket.
Në fytyrën e saj shihen rrudha por që akoma vazhdon të jetë në top formë.