Kjo zonë në Kosovë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovën. Sipas tyre, tërmeti kishte epiqendrën në Kleçkë të Lipjanit, teksa bëhet e ditur se kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në lokacionin me koordinata gjeografike: 42.500; 20.879, 30 km në jugperëndim të Prishtinës, 10 km në lindje të Malishevës, zona Kleçkë e Komunës së Lipjanit. Thellësia hipoqendrore ishte 7 km”.
“Njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”.