KKSB-ja në Kamenicë diskuton për situatën e sigurisë dhe për pandeminë
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2021. Pjesë e kësaj mbledhje ishin edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, përfaqësues nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve fetare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe anëtarët e tjerë të KKSB-së.
I pari i komunës ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të KKSB-së për kontributin e dhënë si dhe Stacionit Policor për mirënjohjen që i dha kryetarit Kastrati si shenjë falënderimi për bashkëpunimin. “Me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) mbajtëm mbledhjen e radhës për të diskutuar për sigurinë në Kamenicë, situatën me pandeminë dhe planin e punës për vitin 2021 të këtij këshilli. U jam mirënjohës të gjithë anëtarëve për kontributin e dhënë dhe falënderoj Stacionin Policor në Kamenicë për mirënjohjen si shenjë falënderimi për bashkëpunimin mes dy institucioneve”, ka thënë Kastrati.