Klaiqi: Të pastë Shqipëria gjithmonë Ylber Topalli!
Ish i ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i burgosuri politik e i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Besnik Ismaili-Klaiqi, ka reaguar pas largimit në detyra e Kryeinspektorit të Burgjeve, Ylber Topalli, nga ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu. Klaiqi ka kujtuar kohen e plagosjes së bashkëluftëtarit të tij Ylber Topallit dhe vuajtjet e tij pas arrestimit në spitalin që kontrollohej nga forcat serbe.
“Të takova në ditë të vështira e në vend ku bëhej tmerri, u mundova sa do pak me duart e mia ta ngjeshi këmbën që të ndalen dhimbjet në ato kushte të tmerrit, që more plagë të rënda nga kriminelët, nuk kam besuar asnjëherë qe vjen dita ata qe sakrifikove për ta, ta shkaktojnë edhe një dhimbje, paq shëndet shoq…”, ka shkruar Klaiqi.
Reagimi i plotë i Klaiqi:
Të takova në ditë të vështira e në vend ku bëhej tmerri, u mundova sa do pak me duart e mia ta ngjeshi këmbën që të ndalen dhimbjet në ato kushte të tmerrit, që more plagë të rënda nga kriminelët, nuk kam besuar asnjëherë qe vjen dita ata qe sakrifikove për ta, ta shkaktojnë edhe një dhimbje, paq shëndet shoq…