Klajdi Qato tregon si doli nga rrënojat e hotelit tetë katësh

30 nëntor 2019 | 21:39

Një prej të mbijetuarve të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit është Klajdi Qato, që foli për herë të parë sonte ekskluzivisht në “Open”. Intervistën e plotë të tij do ta ndiqni në Top Story të martën.

Për më shumë se 21 orë Klajdi ka qënë nën rrënoja, por fatmirësisht mundi të shpëtojë, për shkak të kurajos së tij, por edhe të forcave të kërkim shpëtimit.

Ai thotë se kishte fat dhe se falenderon zotin. “Isha tek hoteli im. Kur ra tërmeti isha në gjumë në dhomën time. Pata shpresë me veten time, se do ja dal. Nuk e besoja se do dilja në fakt pa ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare dhe atyre greke të Janinës, por edhe të doktorit. Ishte edhe ndihma që më ma doktori. Isha në komunikim të vazhdueshëm me të, por mbi të gjitha kisha kurajo” – thotë Klajdi, që ka përjetuar orë tmerri.

https://youtu.be/brVMDTMuzaQ

Ai shton se “gjëja e parë që bëra ishte të komunikoja me familjarët”. Në tragjedinë e tërmetit Klajdi humbi gjyshin e tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë mundur të shpëtojnë pa problem.

Klajdi rrëfeu ekskluzivisht në Open, përjetimet e atij tmerri të të qëndruarit nën rrënoja për aq shumë orë, teksa hoteli “Vila Palma” pronë e familjes së tij u shkatërrua plotësisht.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernarnd Challandes mendon për sfidën gjysmëfinale të fazës play-off të…