Klan Kosova: Njëri nga të arrestuarit sot në Pejë është nipi i Demë Elshanit

22 shkurt 2025 | 20:34

Demë Elshani, vetë është i pakapshëm, por bashkëpunëtorët po del që nuk i ka të tillë.

Pesë nga ta, ishin pjesë e grupit të të shumë kërkuarit, u arrestuan të premten mbrëma nga zyrtarët policorë me urdhër të Prokurorisë Speciale që i hetoi prej kohësh.

Grupi i Organizuar Kriminal, sipas hetimit, doli që ka planifikuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete përgatitore, për të vrarë dy persona në Pejë.

Njëri nga ta, siç mëson Klan Kosova nga burimet e veta, është edhe nipi i Elshanit, identiteti i të cilit për shkaqe të hetimit do të mbrohet.

Detaje nga ky rast mund të gjeni në kronikën në vijim:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisham al-Sayed, Tal Shoham, Avera Mengistu, Eliya Cohen, Omer Shem…