Klan Kosova: Sulmi i sotëm kishte për qëllim paraqitjen e Kosovës si sulmuese ndaj objekteve fetare

24 shtator 2023 | 18:34

Akti i sotëm terrorist, nga ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e tre të lënduar, rezulton të kishte qëllim të detyronte autoritetet e Kosovës, të sulmojë në objekte fetare.

”Qëllimi ka qenë me detyru Kosovën me sulmu në Manastir edhe me portretizu Kosovën si vend që sulmon edhe në objekte fetare”, i ka thënë Klan Kosovës një burim lidhur me ngjarjen.

Veç kësaj, ky burim 100% i saktë, i ka thënë Klan Kosovës, se pati edhe një skenar tjetër, ai ishte kidnapimi i pelegrinëve.

”Skenari i dytë i Serbisë është që grupi me i kidnapu pelegrinët [për t’u shfajësu Serbia]”.

Ky burim në kushte anonimiteti, i ka thënë Klanit po ashtu se KFOR-i është i gatshëm por nuk ka kërkesë për të intervenuar.

”Dyshohet që një pjesë kanë ike, një pjesë janë shpërnda nëpër shtëpi dhe kjo ia vështirëson punën policisë…sepse nuk ka qysh me i gjet dhe e vetmja mundësi me vepruar është me gas lotsjellës”.

Megjithatë ai pohon se ka një frikë tjetër lidhur me këtë ngjarje.

”Nuk dihet nëse do të ketë grupe tjera që munden me reaguar. Pra, ekziston një frikë (dyshim) se mund të kenë grupe tjera që vijnë në manastir, por edhe që mund të atakojnë në vende tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar policin Alban Rashitin,…