Klani Kardashian-Jenner fillojnë iniciativë për postim të fotove pa filtera në rrjete sociale
Kardashian-Jenners duket se kanë përqafuar një iniciativë për të postuar fotografi pa filtera!
Kim Kylie dhe Kourtney e kanë bërë këtë duke shfaqur fotografitë e tyre natyrale nëpër rrjetet sociale. Kësaj iniciative në fund ju bashkua edhe Khloe që postojë një foto të paedituar.
Klani Kardashian-Jenner janë të njohur në tërë botën për fotoshopin e madh që bëjnë në fotot e tyre për t’i postuar mandej në rrjetet sociale.
Për këtë, më e debatuara është Khloe Kardashian, për të cilën kishte pasur shpesh debate në internet derisa në muajin e prill për të ishte thënë se “ajo e vret fotografinë me fotoshop”, transmeton shkrimin e MailOnline.
Por, kjo bëri që të kemi një dramë të re pasi që motrat e saj të njohur filluan të postojnë fotografi pa filtera dhe pa makeup për të treguar kështu bukurinë e tyre natyrale-me Kim, Kylie dhe Kourtney që duhet se po e bëjnë këtë vazhdimisht.
MailOnline ka bërë një shikim se si motrat e kanë bërë si me fjalë postimin e këtyre fotove, gjë që duket se është kthyer në një hit viral në rrjetet sociale.Express