Klasikja gjermane i takon Dortmundit
30 mars 2024
| 20:46
Borussia Dortmund ka arritur të fitojë klasiken gjermane ndaj Bayern Munich me shifrat 0-2.
Verdhezinjtë shënuan nga një gol për secilën pjesë të supersfidës. I pari që ndëshkoi bavarezët ishte Adeyemi në minutën e 10’.
Në pjesën e dytë, ka qenë Ryerson në minutën e 83’ i cili shënoi edhe golin e dytë për Dortmund.
Ndeshja ka qenë pothuajse e barabartë, me shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat, por fitimtar në fund doli Borussia Dortmund.