Klea Verri, MVP e javës së parë në Ligën Unike

10 nëntor 2022 | 14:45

Xhiroja e parë e Ligës Unike te femrat u zhvillua në mesjavë, ku tri skuadrat nga Shqipëria fituan ndaj atyre të Kosovës. Tirana fitoi derbin mes kryeqyteteve ndaj Prishtinës, ku u dallua Klea Verri e vendasve me 32 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 37.

Verri është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe një nga lojtaret më të dalluara në Superligën Shqiptare nga lojtaret vendore. Kjo është hera e parë që zgjedhet MVP. Ndeshje të jashtëzakonshme bëri Sarah Mgbeike e Prishtinës, por që mundi të ndihmojë skuadrën e saj të shënojë fitore. Mgbeike e mbylli ndeshjen me 27 pikë e 21 kërcime, si dhe gjashtë asistime e tre topa të vjedhur.

Pas Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtari mundi sërish Bashkimin, ku u dallua dyshja Samra Omerbasic me 20 pikë, 17 kërcime, dy asistime dhe Sophia Jacobson me 22 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime. Fitoi shënoi edhe skuadra tjetër e Tiranës, Partizani, duke mundur në udhëtim kampionen e Kosovës, Penzën, ku u dallua Ornela Lalaj me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.

Top pesëshja

Klea Verri (Tirana) 32 pikë, 10 kërcime, 5 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 27 pikë, 21 kërcime, 6 asistime
Samra Omerbasic (Flamurtari) 20 pikë, 17 kërcime, 2 asistime
Sophia Jacobson (Flamurtari) 22 pikë, 5 kërcime, 7 asistime
Ornela Lalaj (Partizani) 18 pikë, 12 kërcime, 5 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin për zëvendësimin…