Kleçka e fitoreve rreshtohet krah çlirimtarëve të 121-it
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë në Kleçkë ka takuar ish-bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe të rinj.
Limaj ka theksuar se kauza me çlirimtarët, është kthyer në lëvizje që po gjen mbështetje anekënd Kosovës.
“Mbrëmë në Kleçkën heroike, në odën e mikpritjes e traditës të familja Shala, me bashkëluftëtarët e mi të kësaj zone, evokuam kujtime të shumta të ditëve më të vështira por edhe më krenare që kemi kaluar bashkë. Me miqtë e mi bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, invalidëve dhe gjeneratën e re të kësaj zone bujare, bashkëbiseduam edhe për kauzën tonë për Çlirimtarët, që tashmë është kthyer në lëvizje që po gjen mbështetje anekënd Kosovës. Faleminderit Kleçkë për mbështetjen e madhe që më keni dhënë ndër vite dhe për zgjedhjet e tanishme të 14 shkurtit”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.